Ky është kandidati kryesor për të zëvendësuar Zidan

Futboll

Ky është kandidati kryesor për të zëvendësuar Zidan

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Zinedine Zidan

Trajneri italian Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Zinedine Zidanen në krye të Real Madridit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Realit tashmë kanë kontaktuar Allegrin, i cili është i papunë prej verës së vitit 2018 kur u largua nga Juventusi.

Te Reali po synojnë ta bindin Allegrin për ta marrë drejtimin e ekipit në fund të këtij edicioni kur edhe pritet të largohet Zidane.

Zidane ka kontratë me Realin deri vitin tjetër, por në klub nuk janë të kënaqur me punën e tij këtë edicion pasi ekipi nuk ka treguar rezultate të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat