Marseille zgjedh pasuesin e Villas-Boas

Futboll

Marseille zgjedh pasuesin e Villas-Boas

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Marseille zgjedh pasuesin e Villas-Boas

Marseille zgjedh pasuesin e Villas-Boas, gati firma me ish trajnerin e Dortmundit!

Pas dorëheqjes në mënyrë të befasishme të portugezit Andres Villas-Boas, i cili njoftoi vendimin e tij nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku u ankua edhe për blerje të paautorizuara nga ana e tij, drejtuesit e Marseille janë vënë në kërkim të një tjetër trajneri.

Emrat e përfolur ishin disa, duke nisur nga italianët Sarri e Mazzarri, por së fundi favorit është gjermani Lucien Favre, i cili është i papunë që prej dhjetorit të kaluar, kur u shkarkua nga pankina e Borussia Dortmund pas humbjes së thellë 1-5 ndaj Stuttgart.

Mediat franceze konfirmojnë se marrëveshja mes Favre dhe klubit të Marseille është arritur dhe se zyrtarizimi pritet të vijë brenda kësaj jave, me trajnerin gjerman që do të provojë një eksperiencë të re në Ligue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat