​Milan dëshiron ta transferojë talentin e Ajaxit

Futboll

​Milan dëshiron ta transferojë talentin e Ajaxit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Brian Brobbey

Kontrata aktuale e sulmuesi të ri përfundon këtë qershor, dhe shumë klube janë duke e monitoruar situatën e tij.

AC Milan dëshiron ta transferojë sensacionin e Ajaxit Brian Brobbey, pasi që kontrata aktuale e tij skadon këtë verë, raporton “Calciomercato”.

Sulmuesi 19-vjeçar ka informuar klubin e tij se nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe tani spekulohet që shumë klube evropiane janë të interesuara në shërbimet e tij.

Si duket Milan është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje të mirë Brobbey-t, i cili në pesë ndeshjet e fundit si rezervist në ligën holandeze, ka regjistruar dy gola për skuadrën e Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat