Milani kërkon fitore ndaj Crotones, formacionet zyrtare

Futboll

Milani kërkon fitore ndaj Crotones, formacionet zyrtare

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Milani është nikoqir i Crotones në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.

Rossonerët kanë humbur vendin e parë në tabelë pas fitores së Interit që tanimë mbanë kryesimin me një pikë më shumë.

Skuadra e Piolit kërkon triumfit ndaj ekipit të fundit në kampionat, pasi në këtë mënyrë do të rikthehej në krye të Serie A.

Kuqezinjtë do të përballen për herë të dytë këtë edicion me Crotonen, pasi në ndeshjen e raundit të parë kishin triumfuar si mysafirë 0-2.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të startojnë në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernández; Kessié, Meïté; Saelemaekers, Leao, Rebic; Ibrahimovic

Crotone: Cordaz; Djidji, Golemic, Luperto; Rispoli, Zanellato, Benali, Vulic, Reca; Di Carmine, Ounas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat