Ibra dhe Rebiç, me Milani të pamëshirshëm për Crotonen

Futboll

Ibra dhe Rebiç, me Milani të pamëshirshëm për Crotonen

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Ibra dhe Rebiç, me Milani të pamëshirshëm për Crotonen

Suedezi Zlatan Ibrahimoviç dhe kroati Ante Rebiç, secili shënuan nga dy gola dhe nuk treguan mëshirë për Crotonen. 

Milani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Crotones, në takimin që u luajt në “San Siro”. 

Rosonerët shpërthyen me gola në 45 minutat e dytë, pasi që pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. 

Futbollistët Ibrahimoviç (30' e 64'), Rebiç (69' e 70') shënuan për fitoren e thellë të skuadrës kuqezi. 

Milan kryeson tabelën me 49 pikë, ka dy më shumë se Interi pas 21 jave në Serie A dhe Crotone është në fund me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat