Mavraj me Greuther Furh triumfojnë bindshëm

Futboll

Mavraj me Greuther Furh triumfojnë bindshëm

Nga: K.G. Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Mavraj me Greuther Furh triumfojnë bindshëm

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, me ekipin e Greuther Furth-it, kanë shënuar fitore bindëse, me rezultat 4:1 ndaj Wurzburger Kickers.

Futbollisti Mavraj u paraqit në 45 minutat e parë, tregon angazhim dhe iu gëzua kësaj fitore shumë të vlefshme në luftë për kreun e tabelës. 

Abiama (28'), Hrgota (50' e 80'-nga penalltia), Kehr (87') shënuan për Greuther Furth dhe për mysafirë realizon Munsy (15').

Greuther renditet në vend të tretë me 38 pikë, ndërsa Wurzburger Kickers është në fund me 12 pikë pas 20 jave në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat