Dy ish-futbollistët e Skënderbeut frenojnë Sahitin

Futboll

Dy ish-futbollistët e Skënderbeut frenojnë Sahitin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:32
Dy ish-futbollistët e Skënderbeut frenojnë Sahitin

Java e 20-të e kampionatit kroat përballi skuadrat Shibenik dhe Varazhdin, e cila përfundoi në paqe 0:0.

Në këtë sfidë u aktivizuan shqiptarët Ermir Sahiti dhe Isnik Alimi (Shibenik) dhe Jorgo Pëllumbi me Agon Elezin (Varazhdin).

Dy ish-futbollistët e Skënderbeut, Pëllumbi dhe Elezi arritën të frenonin sulmuesin e Shpresave Sahiti dhe mesfushorin Alimi. Sahiti u ndal pas 4 golave në 3 takime radhazi duke mos gjetur rrugën e rrjetës sot ndaj Varazhdinit.

Pas kësaj jave, Shibeniku renditet në vendin e gjashtë me 21 pikë, kurse Varazhdini në vendin e tetë me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat