Liverpooli dhe Fulhami në gjykatë

Futboll

Liverpooli dhe Fulhami në gjykatë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Liverpooli dhe Fulhami në gjykatë

Skuadra e Liverpoolit dhe Fulhamit do të paraqiten sot në gjykatë për të vendosur rreth çmimit e Elliotit.

Kampioni i Premirligës sot do ta mësojë tarifën që do t’ia paguajë Fulhamit për lojtarin Harvey Elliot.

Ellioti u transferua në "Anfield" gjatë 2019-s, por dy skuadrat s’kishin arritur marrëveshje për çmimin.

Sky Sporti raporton se Liverpooli kishte ofruar 750 mijë euro, kurse Fulhami kishte kërkuar plot 8 milionë euro.

Mëqenëse s’u arrit marrëveshja për çmimin, sot do të vendosë gjykata.

750 mijë euro, apo 8 milionë euro, mbetët të shihet.

Ellioti gjatë sezonit 2020 ishte huazuar te Blackburn Roversi, ku bëri afro 25 paraqitje dhe shënoi 4 gola. Këtë sezon talenti ka debutuar në Fa Cup dhe në Carabao Cup me klubin e Jurgen Klopit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat