Strakosha në radarët e Dortmundit

Futboll

Strakosha në radarët e Dortmundit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:58
Strakosha në radarët e Dortmund

Me një të ardhme që pritet të marrë zgjidhje dita-ditës, Tomas Strakosha ka tashmë një tjetër alternativë, përveç kampionatit anglez të futbollit.

Gjigantët e Borusia Dortmund kanë shfaqur interes për portierin e kombëtares kuqezi që ka humbur vendin e titullarit te Lazio, që pas rikthimit nga infektimi me Covid-19, ndalesë që u shoqërua më vonë edhe me një lëndim muskulor.

“Po flasim për një skuadër të madhe, të rinj shumë të talentuar. Do të ishte interesante të jesh atje, mbi të gjitha në një stadium që tejmbushet dhe me tifozë që dhurojnë një atmosferë spektakolare.

Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më intereson. Sinqerisht, kush nuk do të tundohej nga një ofertë e tillë”, janë fjalët e gardianit Strakosha, i intervistuar nga media gjermane e Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat