​Maldini: Ibrahimovic do të vazhdojë kontratën me Milan-in

Futboll

​Maldini: Ibrahimovic do të vazhdojë kontratën me Milan-in

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Ibrahimovic

Drejtori teknik i Milan-it Paolo Maldini thotë se Zlatan Ibrahimovic është afër nënshkrimit të kontratës së re me liderët e Serie A.

Ibrahimovic ka qenë fantastik që nga rikthimi tek skuadra e Milan-it, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të ligës italiane, me dy pikë më shumë se vendi i dytë dhe rivali i tyre, Inter-i.

“Ne jemi ndër skuadrat me moshën më të re të lojtarëve në Evropë, prandaj na duhet një lider si Ibrahimovic”, tha Maldini për “BeIn Sports”.

“Ai na ka thënë që vazhdimi i kontratës me klubin varet nga trupi i tij, por nëse vazhdon me këtë formë të shkëlqyer, nuk shoh arsye se pse mos të vazhdojë me ne”, shtoi Maldini.

Milan regjistroi fitore bindëse kundër Crotone-s në Serie A me rezultat 4:0, ku Ibrahimovic shënoi golin e 14-të këtë edicion, dhe të 501 në karrierën e tij si futbollist profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat