Nuhiu flet pas humbjes ndaj Prishtinës, tregoi ku gaboi Drita

Futboll

Nuhiu flet pas humbjes ndaj Prishtinës, tregoi ku gaboi Drita

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Ardian Nuhiu

Drita është eliminuar nga Kupa e Kosovës. Teksa është mposhtur nga Prishtina, me rezultat minimal 1:0.

90 minutat e para në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, u mbyllën me rezultat të barabartë 0 me 0. Ndërsa, fitoren Prishtinës ia solli Lorik Boshnjaku, në minutën e 104 me një gol të jashtëzakonshëm.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar se nuk do ta lejojnë që këto humbje ta ulin ritmin e Dritës aspak.

“Dy ndeshje të humbura, nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin poshtë aspak, pasi kemi treguar se ne dijmë të ringritemi do të bëjmë edhe tash. Për ndeshjen mendoj që ka qenë e taktizuar dhe pa raste të shumëta, kjo ndeshje është vendosur nga aftësitë e një lojtari individualist vendas”, ka deklaruar fillimisht Nuhiu, duke vazhduar:

“Personalisht kur pashë fushën, kërkova nga futbollistët ta ndryshojnë stilin e lojës, pasi nuk ishte në gjendje të mirë dhe kërkuam nga lojtarët ta gjejnë Kastriotin, për të luftuar dhe për të shkuar në zonën e kundërshtarit”, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat