Nuhiu pas ndeshjes: Përgjegjës jam vetëm unë, e përgëzoj Prishtinën për kualifikimin tutje

Futboll

Nuhiu pas ndeshjes: Përgjegjës jam vetëm unë, e përgëzoj Prishtinën për kualifikimin tutje

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Ardian Nuhiu

Golin Prishtinës ia solli Lorik Bushnjaku në minutën e 104-të, duke shënuar një gol shumë të bukur afër zonës së 16 metërshit.

“Ne nuk do të lejojmë që dy ndeshjet e humbura të na ulin poshtë, do të ngrihemi dhe do ta bëjmë atë menjëherë”, tha pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu.

“Nuk kishim shumë raste dhe ndeshja u vendos nga aftësitë individuale të një lojtari vendas”, u shpreh ai.

Nuhiu pati kritika të mëdha për terrenin ku u luajt ndeshja, pasi ishte shumë problematike.

Për fund, ai ka uruar Prishtinën me shumë sportivitet dhe ka marrë gjithë përgjegjësinë për humbjen.

“Uroj Prishtinën për kualifikim tutje, por dua të theksoj se pas çdo humbje përgjegjës jam unë”, ka thënë Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat