'Heroi' i Prishtinës

Futboll

'Heroi' i Prishtinës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:46
'Heroi' i Prishtinës

Prishtina kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Republikës pas golit të shënuar në sekondat e fundit të vazhdimit të parë prej 30-minutash nga kapiteni, Lorik Boshnjaku (105’+1).

Pas ndeshjes, “heroi” i Prishtinës, Boshnjaku tha se nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe duke iu shpërblyer mundi.

Ai gjithashtu theksoi se shpreson ta nisin stinorin pranveror në ligë ashtu siç e nisën sot në Kupë.

“E kemi ditur që do të jetë vështirë dhe që nuk do të mundemi të përsërisim ndeshjen e Antalyas, por prapë arritëm t’i mposhtim duke mos u dorëzuar për asnjë moment dhe duke na shpërblyer Zoti mundin si me golin tim, po ashtu edhe me fitoren dhe kalimin në çerekfinale. Dua t’i përgëzojë të gjithë bashkëlojtarët për karakterin e treguar, sepse me të vërtet dhamë maksimumin.

Ky ishte imperativi, kalimi i raundit dhe tani përqendrohemi në kampionat duke shpresuar të nisim edhe atë garë suksesshëm siç e nisëm sot për Kupë. Jemi në një seri fantastike ku prej 12 ndeshjeve kemi barazuar vetëm tre herë dhe kemi fituar 9 prej tyre dhe krejt çfarë më mbetët të uroj të vazhdojmë kështu siç i ka hije Prishtinës” tha Boshnjaku.

Kështu, kryeqytetasit sigurojnë kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, kurse atyre sot iu bashkuan edhe Llapi e Drenica që eliminuan Ballkanin, respektivisht Ulpianën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat