Lippi dhe krahasimi që bën tifozët e Juventus të ëndërrojnë

Futboll

Lippi dhe krahasimi që bën tifozët e Juventus të ëndërrojnë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Lippi dhe krahasimi që bën tifozët e Juventus të ëndërrojnë

Lufta për titull në Itali “do të vendoset mes Milan, Inter dhe Juventus. Besoj se kanë 33% të mundësive secila”. Ky është mendimi i ish-trajnerit të Italisë, Marcello Lippi pas Derbit të Italisë të zhvilluar në kupë mes bardhezinjve dhe zikaltërve.

Duke folur për tre trajnerët, Lippi ka thënë për Sky: “Pirlo më duket shumë i qetë. Conte ishte një lider si futbollist dhe është i tillë edhe si trajner, por mua më pëlqen shumë edhe Pioli: është i urtë, i qetë dhe e organizon ekipin në mënyrën më të mirë”.

Në vazhdim, Lippi e ka krahasuar Pirlo-n me Zidane: “Nuk është një rastësi që dy kampionë si ata kanë gjetur mënyrën e duhur për të menaxhuar një kampion si Ronaldo. Një nga aftësitë e mëdha të Pirlo-s është komunikimi”.

Në fund, Lippi ka kujtuar se “nuk fiton trajneri që bën presingun më të mirë apo ai që përgatit më mirë pozicionin jashtë loje, por ai që arrin të futet në kokën e lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat