Garë e fortë për Elseid Hysajn

Futboll

Garë e fortë për Elseid Hysajn

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:17
Garë e fortë për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli me parametra 0 në fillimin e verës së ardhshme.

Rinovimi me Napolin nuk ka ardhur dhe menaxheri Xhufredi bëri të ditur se largimi do të  jetë e vetmja rrugë për mbrojtësin shqiptar.

Një garë e fortë ka nisur menjëherë për shërbimet e shkodranit, teksa ditët e fundit janë lakuar skuadra të njohura si Benfika, Sevija apo edhe 2 ekipe të tjera nga Ligue 1 në Francë.

Megjithatë nuk mungojnë as interesimet nga Serie A. Pista e Romës ka dalë sërish në skenë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, menaxheri Xhufredi ka zhvillar dje një takim në Trigoria me menaxherin e përgjithshëm të skuadrës së njohur italiane, Tiago Pinto. Mbetet për tu parë nëse do të kemi një akord mes palëve në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat