Parashikmet e sakta të Ardian Llumnicës

Futboll

Parashikmet e sakta të Ardian Llumnicës

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:45
Parashikmet e sakta të Ardian Llumnicës

Analisti i futbollit, Ardian Llumnica kishte analizuar në fundjavën që lamë pas me përpikmëri ndeshjet e Kupës së Kosovës, të vlefshme për fazën 1/8.

Shtatë ndeshje u zhvilluan këtë mesjavë, derisa e fundit do të luhet nesër në Klinë mes Dukagjinit dhe 2 Korrikut.

Kryendeshja mes FC Prishtinvs dhe Dritës i takoi prishtinase me rezultat 1:0 duke u kualifikuar tutje, Llapi eliminoi Ballkanin pas penalltive, kurse Istogu shkaktoi befasinë e madhe duke mposhtur Gjilanin 2:0.

“16 skuadra janë në garë për kupë, nga këto do të mbesin tetë dhe nga këto tetë, mendoj se tri mund të jenë nga liga e parë, e që është sinjal se kjo ligë është shumë cilësore dhe shumë skuadra shkojnë ‘fytazi’ me ato të Superligës në aspekt cilësor”, kishte nisur analizën Ardian Llumnica në “Sports Show”.

PRISHTINA – DRITA: “Përparësi i jap Prishtinës për shkak të atyre që thashë më herët, formës së mirë në ndeshjet kampionale, në miqësore dhe në Superkupë”.

LLAPI – BALLKANI: “Është e paparashikueshme të shihet se si do të përformojë Ballkani me Bledi Shkëmbin, por Llapi si vendas është i mirë gjithnjë”.

ISTOGU – GJILANI: “Favorit në letër është Gjilani, por unë Istogun e kam parë në disa ndeshje në Ligën e Parë dhe ajo skuadër luan futboll të fortë fizikisht, të mirë në ndërprerje dhe ata që e dinë si luhet në ‘Demush Mavraj’ do të thonin që shumë vështirë do ta ketë Gjilani, shumë”.

TREPÇA ’89 – FERIZAJ: “89-shi është favorit, ata si vendas luajnë futboll të bukur, edhe pse nuk kanë bërë përforcime, ndërsa Ferizaj është i çakorduar dhe vetëm klub i organizuar nuk është. Ka turbulenca të brendshme”.

ARBËRIA – FERONIKELI: “Luhet në Ferizaj në fushën sintetike dhe nuk e di se sa Arbëria do t’i përshtatet kësaj fushe, ndërsa ‘Nikli’ vazhdimisht stërvitet në fushë të tillë dhe ka potencial dhe cilësi për të kaluar tutje në kupë”.

A&N – FLAMURTARI: “Ndeshje e paparashikuar, të dyja luftojnë për inkuadrim, njëra në grupin A, tjetra në grupin B. Flamurtari ka skuadër më me përvojë, por edhe tjetra skuadër luan futboll të mira, ndonëse nuk ka aq emra të njohur, por gjithçka do të jetë e hapur”.

DRENICA – ULPIANA: “Drenica mund të ketë probleme për shkak që gjithnjë luan në Skënderaj dhe tani do të luajë në Drenas si vendase dhe në fushë sintetike. Mbetet të shihet se si e ka komponuar Devolli skuadrën me aq përforcime. Ndërkaq Ndërkaq, Ulpiana e Fadil Ademit është pretendent i grupit A për inkuadrim, luan mirë, por disi edhe nëse nuk e arrinë këtë, mendoj se nuk e ka prioritet”.

DUKAGJINI – 2 KORRIKU: “Dukagjini është favorit ndaj 2 Korrikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat