Pas kualifikimit në finale, Gasperini: ‘Kjo fitore është për tifozët’

Futboll

Pas kualifikimit në finale, Gasperini: ‘Kjo fitore është për tifozët’

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:11
Gian Piero Gasperini

Atalanta ka shënuar fitoren e radhës në Coppa Italia, 3-1, ndaj Napolit dhe është kualifikuar për në finalen e 19 majit,

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini thotë se këtë fitore ia kushton tifozëve.

Një gol nga Duvan Zapata dhe një dygolësh i Matteo Pessina siguruan një vend në finalen e Coppa Italia për Atalantan.

“Është një kënaqësi e madhe”, tha Gasperini në konferencën pas ndeshjes. “Ne ua kushtojmë tifozëve këtë fitore”.

Trajneri theksoi se ka shumë ndeshja tjera të rëndësishme përpara përballjes me Juventusin.

“Ne do të mendojmë për finalen më vonë. Për ne tashmë është një sukses i madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat