Më urojnë të vdes...!, ja kush e thotë!

Futboll

Më urojnë të vdes...!, ja kush e thotë!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:35
Bruce

Në Angli vazhdon të jetë temë e nxehtë çështja “Mike Dean”, me gjyqtarin e Premier League-s që mori kërcënime të shumta me vdekje në rrjetet sociale për shkak të vendimeve të tij në ndeshjen midis West Hamit dhe Fulhamit, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të “Hammers”, Tomas Soucek.

Trajneri aktual i Newcatle United, Steve Bruce, ka zbuluar se edhe ai ka marrë kërcënimeve me vdekje. 60-vjeçari, i cili nuk është fans i rrjeteve sociale, tregon se familjarët e tij i kanë thënë se kanë marrë mesazhe “të ndyra dhe të pahijshme”, madje një përdorues i ka uruar që të vdesë nga COVID-19.

Reagimi i Steve Bruce vjen në të njëjtën javë kur gjyqtari Mike Dean njoftoi policinë për kërcënimet me vdekje që ai dhe familja e tij morën në rrjetet sociale.

“Abuzimi që kam pasur, kërcënimet me vdekje dhe të gjitha këto gjëra … Unë nuk e kam problem, por familjarët e mi janë të shqetësuar. Ata janë të ndjeshëm ndaj kërcënimit që i bëhet babait të tyre,” – shpjegoi Steve Bruce, që më tej vijon. –

“Nuk jam i sigurt se sa larg shkon abuzimi, por di që në bisedat me familjen time, gjatë ditëve të fundit, kur kemi qenë duke folur për situatën e Mike Dean, u diskutua edhe për sulmet ndaj meje. Disa nga gjërat që më kanë thënë kanë qenë të turpshme. Ndihet urrejtja, diçka duhet bërë. Është vërtet e tmerrshme kur dikush uron që ti të vdesësh nga Koronavirusi. Është e poshtër dhe e turpshme, duhet të ndalet.”

Facebook njoftoi të mërkurën do të çaktivizojnë llogaritë që zbulohen se kanë dërguar në mënyrë të përsëritur mesazhe private abuzive në Instagram. Organet drejtuese të futbollit i kanë dërguar një letër të përbashkët shefit të Twitter-it, Jack Dorsey, dhe themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, duke u kërkuar që “të pranojnë përgjegjësinë për parandalimin e abuzimit” dhe “të shkojnë më larg me masat sesa kanë premtuar dhe bërë deri më sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat