Ja ku do të luajnë tri ekipe shqiptare

Futboll

Ja ku do të luajnë tri ekipe shqiptare

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Ja ku do të luajnë tri ekipe shqiptare

Në fund të këtij edicioni, krahas skuadrës kampione që do të marrë pjesë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, për tri ekipet e tjera shqiptare pjesëmarrëse në Europë, nuk do të jetë më gara për grupet e Europa Ligës, por për të tentuar që të shkohet sa më larg në “UEFA CONFERENCE LEAGUE”.

Pra skuadrat shqiptare për 3 sezonet e radhës nuk kanë më lidhje me Europa Ligën. Deri më tani nuk ka shifra zyrtare se sa do të përfitojnë ekipet shqiptare në këtë kompticion, por nga trajtimi në mediat ndërkombëtare me burime jo zyrtare, pritet që të marrin jo më pak sesa edicioni i fundit që kanë përfituar në kualifikueset e Europa Ligës (240 mijë euro në turin e parë); (260 mijë euro në turin e dytë); dhe (280 mijë euro në turin e tretë), shkruan panoramasport.

Është një kompeticion europian për klube që zhvillohet brenda një sezoni. Do të startojë në vitin 2021 dhe është planifikuar fillimisht nga UEFA që të jetë për 3 sezone radhazi. Ky do të jetë kompeticioni i tretë i UEFA-s për klube, pas Champions Ligës dhe Europa Ligës.

Ky kompeticion që merr start nga sezoni 2021-2022 do të shërbejë si niveli më i ulët i Europa Ligës. Në këtë kompeticion, asnjë ekip nuk do të kualifikohet direkt në grupe. Siç ndodh në Champions, vazot në fazën kualifikuese ndahen në ekipet kampione dhe ekipet jokampione.

Shqipëria do të ketë tre skuadra pjesëmarrëse në këtë kompeticion e gjendur mes vendeve 16-50 në renditjen e UEFA-s, përjashtuar Lihtenshtejnin që ka 1 ekip.

TURI I PARË (70 skuadra)

Marrin pjesë 24 fitueset e Kupës për federatat që renditen nga vendi 32-55 në UEFA. 25 vendet e dyta te federatave që renditen nga vendi i 30-55 (përjashtuar Lihtenshtejni). 21 vendet e treta të federatave që renditen nga vendi 29-50 (përjashtuar Lihtenshtejni).

TURI I DYTË (110 skuadra)

Skuadrat ndahen në vazon e kampioneve dhe në vazon e jokampioneve. Në fazon e kampioneve futen 20 ekipe që janë eliminuar nga turi i parë kualifikues i Champions-it si dhe ekipet e eliminuara nga raundi i parë paraeliminator (vazo e kampionëve). Në vazon e jokampioneve, 90 ekipe, marrin pjesë:

* 16 fituese të kupës për federata që renditen mes 16-31 në UEFA.

* 14 vende të dyta në kampionatet e federatave që renditen në vendet 16-29 në UEFA.

* 15 vende të treta në kampionatet e federatave që renditen në vendet 14-28 në UEFA.

* 9 vende të katërta në kampionatet e federatave që renditen në vendet 7-15 në UEFA.

* 1 vend i pestë i federatës që renditet e gjashta në UEFA.

* Gjithashtu, 35 fitueset e çifteve në turin e parë të këtij kompeticioni.

TURI I TRETË (62 skuadra)

Në këtë tur, ekipet pjesëmarrëse ndahen në vazon e kampioneve dhe në vazon normale. Në vazon e kampioneve përfshihen: 10 fitueset e turit të dytë të këtij kompeticioni që vijnë nga vazo e kampioneve.

Në vazon e jokampioneve përfshihen 52 ekipe: 7 vende të treta të federatave që renditen në vendet 7-13 në UEFA si dhe 45 fituese të raundit të dytë që nuk janë pjesë e vazos së kampioneve.

PLAY OFF (44 skuadra)

Vazo e kampioneve (10): % fituese nga turi i tretë në vazon e kampioneve si dhe 5 ekipe që janë eliminuar nga turi i tretë i EUROPA LIGËS, nga vazo e kampioneve.

Vazo e jokampioneve (34): Në këtë marrin pjesë: vendi i katërt i federatës që renditet e 6-ta në UEFA; vendi i pestë i federatës që renditet e pesta në UEFA; katër vende të gjashta nga federatat që renditen në vendet 1-4 të UEFA-s (Për Anglinë, fitueset e kupës Karabao); 26 fitueset e turit të tretë të këtij kompeticioni në vazon normale (jokampione); 2 ekipe të eliminuara nga turi i tretë i Europa Ligës (në vazon normale, jokampione).

FAZA E GRUPEVE (32 skuadra)

Marrin pjesë 22 ekipet fituese në raundin “play off” në këtë kompeticion. Si dhe 10 ekipet e eliminuara në fazën “play off” të Europa Ligës.

Pas grupeve (16 skuadra): 8 vendet e dyta në grupet e këtij kompeticioni si dhe 8 ekipe të renditura në vend të tretë në fazën e grupeve të Europa Ligës.

Faza me eliminim direkt (16 skuadra): 8 skuadrat fituese të grupeve në këtë kompeticion si dhe 8 ekipet fituese nga faza pas grupeve e këtij kompeticioni. (Fituesja e këtij kompeticioni merr pjesë në fazën e grupeve të edicionit pasardhës në EUROPA LIGË).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat