Skuadrat mezi presin t’i mësojnë rivalët e tyre në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

Futboll

Skuadrat mezi presin t’i mësojnë rivalët e tyre në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Skuadrat mezi presin t’i mësojnë rivalët e tyre në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

Si gjithmonë garat e Kupës së Kosovës sjellin emocione të pafundme dhe padyshim edhe befasitë janë të mëdha, siç ishte edhe me Istogun që befasisht e eliminoi favoritin Gjilanin.  

Tetë skuadrat e kualifikuara me padurim presin t’i mësojnë rivalët e çerekfinales së Kupës së Kosovës.

“Tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të enjten e ardhshme (më 18 shkurt) në orën 12:00, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve. 

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar A&N, Prishtina, Llapi, Feronikeli, Trepça’89, Drenica, Istogu dhe Dukagjini”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat