Milan, Pioli: Nuk kemi nevojë të ëndërrojmë por të punojmë

Futboll

Milan, Pioli: Nuk kemi nevojë të ëndërrojmë por të punojmë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:58
Pioli

Milani ka nesër përballjen e rradhës në kampionat ku e pret Spezia. Një fitore do ti forconte akoma më shumë pozitat kryesuese ndaj Interit që i duhet të përballet me Lazion këtë javë.

I vetëdijshmëm për këtë është edhe vetë trajneri Pioli megjithatë edhe këtë herë ai e ka shfrytëzuar për të thënë që është akoma herët për të menduar për titullin.

“Llogaritë bëhen vetëm në maj dhe tani është koha vetëm të punojmë shumë, për të grumbulluar sa më shumë pikë. Nuk duhet të ëndërrojmë për titullin, por të bëjmë maksimumin, pasi kampionati fitohet në fushë”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.

Milan vjen në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe pas eliminimit nga Kupa e Italisë ka patur më shumë mundësi për të përgatitur ndeshjen.

Në rast fitoreje Milani do të shkëputej +5 nga Interi, ndërsa me 21 shkurt këto dy skuadra kanë përballjen direkte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat