Lufta e “Nerazzurëve” drejt titullit, Inter pret në shtëpi Lazion

Futboll

Lufta e “Nerazzurëve” drejt titullit, Inter pret në shtëpi Lazion

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Lufta e “Nerazzurëve” drejt titullit, Inter pret në shtëpi Lazion

Aktualisht, një prej skuadrave më në formë në Evropë, Lazio, udhëton drejt “Giuseppe Meazza” ku do të zhvillojnë ndeshje kundër gjigantit Inter, që me një fitore të mundshme do të dalin në vend të parë.

“Nerrazurët” rikthehen në këtë ndeshje nga diskualifikimi në Kupën e Italisë kundër Juventusit, ndërsa Lazio hynë në këtë ndeshje nga fitorja e shtatë radhazi në Serie A.

Pasi u eliminuan në Kupën e Italisë, dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve para Krishtlindjeve, skuadra e Interit tani ka sytë vetëm nga “Scudetto”, ku gjenden në vend të dytë në Serie A, me vetëm dy pikë larg liderit dhe rivalit të tyre, AC Milan.

Pas 21 xhirosh, Lazio gjendet në vendin e gjashtë, me 12 fitore, katër barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar 40 pikë, aq sa kanë edhe Juventus, Napoli e AS Roma.

Në anën tjetër, Interi pas 21 ndeshjesh ka arritur të regjistrojë 14 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë, me gjithsej 47 pikë, dy më pak se rivali Milan.

Conte synon fitoren, që përpos tre pikëve, do të sillte edhe vendin e parë, kurse Inzaghi i Lazios do të kërkoj nga skuadra e tij që të vazhdojë serinë e fitoreve, respektivisht të regjistroj fitoren e tetë me radhë.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Inter Milan (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Martinez, Lukaku

Lazio (3-5-2): Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Marusic; Correa, Immobile

20:45 Inter (2) – Lazio (6) (Stadiumi Giuseppe Meazza)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat