Manchester United e Liverpool në garë për transferimin e yllit të Leedsit

Futboll

Manchester United e Liverpool në garë për transferimin e yllit të Leedsit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Manchester United e Liverpool në garë për transferimin e yllit të Leedsit

Manchester United raportohet se do t’i bëj konkurrencë Liverpoolit për transferimin e Raphinhas në afatin kalimtar të verës.

24 vjeçari po shfaq formë të mirë me Leeds Unitedin në këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe katër asistime në 17 paraqitje në Premier Ligë.

Tash e një kohë raportohet se Liverpooli është duke përcjellur lojtarin, me Jurgen Kloppin që besohet se e ka bërë prioritet transferimin e tij.

‘Manchester Evening News’ raporton se Liverpooli do të përballet me konkurrencën nga ‘Djajtë e Kuq’ për transferimin e brazilian.

Sipas këtij mediumi, këtu mund të kenë ndikim të madh edhe raportet e mira të Raphinas me Brunon Fernandesin, pasi që kishin luajtur së bashku te Sporting Lisbona.

Ndryshe, Raphina ka kontratë të vlefshme me Leeds Unitedin deri në verën e vitit 2024. Sulmuesi i krahut në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat