E çuditshme, ja me çfarë fjalori Chiellini iu drejtua Rrahmanit

Futboll

E çuditshme, ja me çfarë fjalori Chiellini iu drejtua Rrahmanit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:55
E çuditshme, ja me çfarë fjalori Chiellini iu drejtua Rrahmanit

Napoli mposhti me rezultatin 1:0 ditën e djeshme Juventusin. Për të kaltrit, titullar nga minuta e parë ishte edhe Amir Rrahmani që shfrytëzoi mungesat në repartin e prapavijës për të treguar vlerat e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, rezultoi njeriu i ndeshjes pasi jo vetëm neutralizoi Ronaldon dhe Moratën, por fitoi edhe penalltinë që rezultoi vendimtare.

Në zhvillimet e një këndore, Rrahmani goditet nga Chiellini i cili kërceu me krahë të hapura.

Rrahmani bie në tokë, ndërsa arbitri ngurron të japë vendimin, e vetëm VAR përcakton se ishte 11-metërsh. Ndërkohë, sot janë zbuluar edhe fjalët e Kielinit thënë Rrahmanit në momentin që ky i fundit ishte në tokë.

“Ajde Rrahmani ngrihu, mos bëj rolin e budallait”, iu drejtua kapiteni bardhezi kolegut të tij. Megjithatë, goditja në fytyrë ishte dhe kështu penalltia u akordua, pavarësisht pretendimeve të Chiellinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat