Një “thumbim”

Futboll

Një “thumbim”

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:28
Milik

U largua nga Napoli pas krisjes së marrëdhënies mes të dyve, shikoni si e “thumbon” Milik ish-presidentin e tij!

Pas çështjes së tij që u bë e madhe për t’u larguar nga Napoli dhe pas prishjes së marrëdhënies së tij me presidentin napoletan Aurelio De Laurentis, sulmuesi i Marsejës ka ironizuar në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, duke publikuar një foto me De Laurentis me një zemër në sfond dhe me mbishkrimin:

“Kujtime. Gëzuar Shën Valentinin”.

Një “thumbim” në distancë e bomberit polak për ish-presidentin e tij që e mbajti në skuadër 6 muaj pa u aktivizuar asnjë minutë me skuadrën nga Kampanja këtë sezon, derisa u transferua në muajin janar tek skuadra marsejeze në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat