Reali shtang Ramosin

Futboll

Reali shtang Ramosin

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Reali shtang Ramosin

Reali shtang Ramosin, kërkesë ndaj kapitenit!

Real Madridi ka probleme ekonomike dhe nuk po arrin të rinovojë me kapitenin Sergio Ramos. Ky i fundit nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e klubit spanjoll dhe po mendon largimin.

Kapitenit i është kërkuar që të rinovojë duke pranuar ulje page, por një kusht i tillë nuk i ka pëlqyer spanjollit. Ramos ka shumë ekipe pas vetes dhe me shumë mundësi mund të largohet nga Madridi.

Ai nuk është i vetmi që pritet t’i japë fund karrierës së tij me Madridin, pasi në të njëjtën situatë është dhe Lucas Vazques. Ky i fundit nuk ka rinovuar pasi i është kërkuar të heqë dorë nga një pjesë e rrogës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat