Rrëfimi shokues i Peles

Futboll

Rrëfimi shokues i Peles

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Rrëfimi shokues i Peles

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka shokuar në një dokumentar të transmetuar në Netflix, pasi ka deklaruar se ka pasur aq shumë lidhje me vajza të ndryshme, sa nuk di numrin e fëmijëve të tij.

Tashmë në moshën 80-vjeçare, Pele ka qenë një nga sulmuesit më të famshëm në botë në kohën e tij dhe është martuar zyrtarisht tre herë, por ka pranuar se ka pasur shumë lidhje martesore, nga një pjesë e madhe e të cilave kanë ardhur në jetë edhe fëmijë.

“Të jem i ndershëm, kam pasur shumë lidhje jashtëmartesore, nga një pjesë e të cilave kemi sjellë në jetë edhe fëmijë. Megjithatë për ekzistencën e fëmijëve, jam vënë në dijeni shumë kohë më vonë”, tha Pele.

Një nga vajzat të cilës Pele nuk ia njohur kurrë këtë të drejtë, as pasi e fitoi me vendim gjykate në vitin 1996, ishte Sandra Machado, e ardhur në jetë pas një marrëdhënieje dashurie mes sulmuesit e kamerieres Anisia Machado. Sandra vdiq nga kanceri në vitin 2006.

Aktualisht Pele ka 5 fëmijë të ligjshëm nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas, si dhe Flavian, një vajzë të ardhur në jetë nga një marrëdhënie me gazetaren Lenita Kurtz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat