Rivaldo ‘thumbon’ Bale: Fokusohu dhe jepi të gjitha sa je ende i ri

Futboll

Rivaldo ‘thumbon’ Bale: Fokusohu dhe jepi të gjitha sa je ende i ri

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Rivaldo ‘thumbon’ Bale:

Legjenda e Brazilit, Rivaldo ka dhënë deklaratë jo të mirë për sulmuesin Gareth Bale që assesi s’është duke u përshtatur në formacionin e Jose Mourinhos.

Uellsiani iu bashkua Realit në shtatorin e kaluar dhe është huazim deri në qershor, por me situatën momentale Spurs do ta rikthejë në “Santiago Bernabeu”.

Së fundmi, Rivaldo ka kërkuar nga Bale që të jetë më i fokusuar dhe të jap gjithçka në lojë.

“Pas situatës në Real Madrid, duket se Gareth Bale ka probleme të njëjta si Spurs pasi Jose Mourinho akuzoi lojtarin për vazhdimësi”.

“Është keq të shohësh një talent duke humbur vitet në karrierën profesioniste. Të luash futboll është bukur dhe duhet ta shijosh sa më shumë të është e mundur”, u shpreh fillimisht ai.

Tutje, Rivaldo i dha edhe një këshillë Bale që të fokusohet më shumë dhe të jep gjithçka.

“Ka kohë që Bale të rikthehet dhe të jetë lojtari që ka qenë më herët te Tottenhami dhe në vitet e mëhershme në Madrid”.

“Këshilla ime për të është të rifokusohet dhe të jep gjithçka sa është i ri. Kur koha e pensionimit të vijë, do shohësh vitet prapa dhe ndoshta do ndihet i pensionuar”, përfundoi ai.

Bale këtë edicion ka realizuar katër gola në të gjitha garat, derisa paraqitja më impresionuese ishte kundër Wycombe në FA Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat