Partizani sheh nga Vllaznia

Futboll

Partizani sheh nga Vllaznia

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:08
Partizani sheh nga Vllaznia

Fitoret në Ballsh dhe Kamëz ndaj Kastriotit dhe 2021 pa humbje e kanë shndërruar Partizanin në rivalin kryesor të Vllaznisë në garën e titullit. Ndaj Kukësit, të kuqtë tashmë do të kenë një provë të vërtetë force në garën për trofenë.

Partizani Kukësin e ka mposhtur dy herë në këtë sezon, e ka bërë në mënyrë bindëse me lojë dhe rezultat, por dhe Kukësi i javëve të fundit nuk është ai dy fazave të para. Si një ndjekës për titullin, me një goditje te vetme Partizani mund ta nxjerrë sërish jashtë garës per titullin dhe të hedhë vetë një kandidaturë të fortë.

Lirimi i merkatos ka fuqizuar së tepërmi ekipin, ka pasuruar stolin dhe mbi të gjitha nuk ka luajtur ende nga minuta e parë “ylli” i merkatos, Ferhan Hasani. Pritshmëritë janë të mëdha për një rezultat pozitiv, aq më tepër që dhe Kastriotin e mposhti me lehtësinë më të madhe.

Por Kukësi vështirë se mund të luajë si Kastrioti fundjavën e kaluar, ndërsa Partizani është e sigurt se mund të luajë si në Kamëz, një ekip që krijon shumë, shënon shumë dhe fiton lehtësisht. Nëse e bën dhe ndaj Kukësit, atëherë do të jetë më tepër se një rival dhe Vllaznia duhet të ndihet e rrezikuar vërtet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat