Pa katër titullarë ndaj Skënderbeut

Futboll

Pa katër titullarë ndaj Skënderbeut

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:43
Pa katër titullarë ndaj Skënderbeut

Vllaznia do të kërkojë një tjetër fitore në Korçë përballë Skënderbeut, për të ruajtur diferencën nga ndjekësit në renditje dhe pse jo për ta thelluar edhe më shumë, duke qenë se Partizanin e pret një ndeshje mjaft e fortë me Kukësin.

Shtyrja e ndeshjes nga e mërkura në të diel ka ndihmuar jo pak kuqeblutë, që ia kanë dalë të rikuperojnë një nga pikat më të forta të formacionit, qendërmbrojtësin Mevlan Adili.

Ky i fundit mungoi ndaj Apolonisë për shkak të pezullimit, por njëkohësisht vuajti edhe një dëmtim të pësuar në ndeshjen ndaj Laçit, megjithatë duket se ia ka dalë mbanë dhe do të luajë nga minuta e parë në transfertën korçare.

Bashkë me Adilin në qendër të mbrojtjes do të luajë sërish Dajan Shehi, duke qenë se titullari tjetër Eni Imami ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Po për shkak pezullimi do të mungojnë edhe mbrojtësi i majtë Alexander isaevski e fantazisti Demir Imeri, ndërsa vendin e tyre pritet ta marrin Nertil Hoxhaj e braziliani Da Silva për të plotësuar 11-shen.

Ndërkohë do të mungojë sërish edhe në këtë takim mesfushori Herald Marku, i dëmtuar në ndeshjen ndaj Laçit. Rikuperimi i mesfushorit pritet të marrë ende kohë, ndërsa në krah të Krymit pritet të luajnë sërish Jonuzi e Kruja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat