Doka: Më kërkoi Trabzonspori por nuk më la Gorica

Futboll

Doka: Më kërkoi Trabzonspori por nuk më la Gorica

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:32
Doka: Më kërkoi Trabzonspori por nuk më la Gorica

Doli kampion me Tiranën dhe më pas në Kroaci te skuadra e njohur e Goricas. Albi Doka, ka qenë një nga premitmet f utbollit shqiptar në vitet e fundit dhe aktivizimi që në moshën 17-vkeçare si titullar me Tiranën bëri që të luajë në Europë…

Por, atij i kanë mbërritur të tjera oferta, pasi u bë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare.  Në një prononcim për “Sport Time”, Doka u shpreh se: “Nëse do isha pjesë e Tiranës nuk besoj se do më jepej mundësia të luaja për Kombëtaren.

Mendoj se kampionati shqiptar nuk është edhe aq cilësor. Të gjithë ata që kanë ikur jashtë janë grumbulluar nga Kombëtarja më pas. Ndryshimi? Në fillim nuk kishte ndonjë ndryshim, por tani e kam kuptuar që ka shumë ndryshime'.

“Kam shumë besim dhe shumë shpejt do të transferohem në një kampionat më të fortë. Oferta nga Turqia? Ka pasur negociata, por tani klubi im kërkon shumë për mua, Trabzonspor dha shumë pak për mua dhe klubi i Goricas e refuzoi direkt këtë ofertë.”

“Fillimi ishte pak i vështirë, ndërsa tani jam ambientuar shumë mirë dhe objektivi jonë është të arrijmë në Europa League.”

“Kampionati kroat ka shumë ndryshime nga ai shqiptar pasi është shumë I fortë fizikisht. Stërvitemi pak a shumë 3 orë në ditë stërvitje. Me Tiranën bëja stërvitja dhe dilja, ndërsa këtu bëj stërvitje dhe mbaj regjiim dhe e shikoj shumë ndryshimi.”

“Te Kombëtarja mësoj shumë nga Hysaj dhe e kam ndjekur shumë. Siç e ka thënë edhe trajneri Reja, Hysaj mund të luajë në krahun e majtë dhe unë djathtas e kështu mund të luajmë të dy në formacion. E vendos trajneri nëse do të jem në Kombëtare, por besoj se do të ftohem për ndeshjet e muajit mars”, – u shpreh Albi Doka, një nga lojtarët produkt i shkollës bardheblu, por edhe një lojtar me të ardhme në radhët e Kombëtares sonë kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat