Deçiq pëson humbje minimale

Futboll

Deçiq pëson humbje minimale

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:53
Deçiq pëson humbje minimale

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, sot pëson humbje me rezultat minimal 2:1 në Danillovgrad nga Iskra. 

Deçiq e fillon pranverën me humbje, megjithatë besojnë e shpresojnë se do t’i rikthehen fitoreve qysh nga java e ardhshme. 

Skuadra shqiptare kaloi në epërsi në minutën e 31-të, me golin e futbollistit Anxhello Rudoviq, që u tregua i saktë nga penalltia.

Për vendasit shënuan Drinçiç (35’) e Petroviç (40’).

Iskra është në vend të katërt me  27 pikë, ndërsa Deçiq dy pozita më lart me 31 pikë pas 20 jave në kampionatin e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat