Raiola kërkon klauzolë 40 milionë euroshe në kontratën e re të Donnarummas

Futboll

Raiola kërkon klauzolë 40 milionë euroshe në kontratën e re të Donnarummas

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:50
Raiola dhe Donnarumma

Çdo herë e ka thënë fjalën kryesore kur është përmendur e ardhmja e Donnarummas.

Bëhet fjalë për ish-picamenin, Mino Raiola, që tash e po e ushtron në mënyrën më të mirë të mundshme rolin e agjentit të futbollistëve.

Një nga klientët e tij është edhe Giggi Donnarumma. Portieri i Milanit edhe në të kaluarën ishte përmendur për një largim të mundshëm nga “San Siro”, por që më pas kishte vendosur të qëndronte në qytetin e modës, respektivisht skuadra kuqezi.

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e këtij viti, ndërsa drejtuesit e Milanit po bëjnë çmos që ta bindin atë të rinovojë. Por, Raiola duket të jetë problem në vete. Kjo pasi ai ka kushte të reja për ta vazhduar bashkëpunimin.

Kampioni i 18-fishtë italian i ka ofruar Donnarummas 7.5 milionë euro në vit për pesë vitet e ardhshme, por Raiola kërkon që kontrata të mos jetë më e gjatë sesa dy vjet, në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojnë sërish diskutimet për rinovim.

Gjithashtu, thuhet se menaxheri i njohur ka kërkuar që të vendoset një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh. Tani gjithçka varet nga Milani, që këtë edicion ka qenë fenomenal, duke befasuar të gjithë, ku momentalisht pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak sesa rivali lokal, Interi, me të cilin përballet të dielën nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat