Atletico kundër Levantes

Futboll

Atletico kundër Levantes

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:14
Atletico kundër Levantes

Vijon dueli në distancë mes Atleticos dhe Reali Madridi për titullin kampion në Spanjë, teksa Los Colchoneros do të përballen sërish me Levanten pasditen e sotme në “Wanda Metropolitana”.

Të dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën edhe këtë mesjavë, pasi zhvilluan ndeshjen e prapambetur nga faza e parë dhe gjithçka përfundoi në barazim 1-1, megjithatë sot Atletico do të kërkojë 3 pikët për të mbajtur sa më larg ndjekësit në renditje.

Në mbrëmje Reali do të luajë në transfertën ndaj Valladolidit, me synimin për të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe për të qëndruar në garën për titullin kampion.

Në letër madrilenët janë dukshëm favoritë, por të Zidane duhet të mbajë në konsideratë edhe faktin që mesjavën e ardhshme e pret një përballje e vështirë në Champions League ndaj Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat