Sqarimi i Foto Strakoshës: E vërteta për Dortmundin

Futboll

Sqarimi i Foto Strakoshës: E vërteta për Dortmundin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Sqarimi i Foto Strakoshës: E vërteta për Dortmundin

I ftuar në “Zona Gol”, nga gazetari Glend Tafaj, Foto Strakosha ka vënë pikat mbi “i” rreth gjithçkaje është shkruar dhe thënë kohët e fundit rreth djalit të tij, Thomas, i cili nuk po luan te Lazio që nga muajt e parë të vitit të kaluar.
“Po të më lejoni, dua të bëj një korrigjim të vogël. Thomasi ka shumë kohë që nuk është në pankinë për arsye dëmtimi. Mua më intereson të kthehet shëndoshë e mirë në pankinë, sa për aktivizimin, vendos trajneri. Besoj se javën e ardhshëm do të vazhdojë stërvitjen me ekipin. Po stërvitet individualisht, por them se do të bashkohet me ekipin.”

Borussia e Dortmundit: “Më bëhet qejfi që e hapët si temë, ndoshta është keqkuptuar intervista e tij. Ishte në Gjermani për fizioterapi dhe e morën në intervistë. Në intervistë ka respektuar ekipin e Lazios, ku ka shkuar që 17 vjeç, e përmendi dhe tha që Lazio është shtëpia e dytë. Pyetja ka qenë: kur të përfundojë kontrata dhe nëse te jepet mundësia të luash në Gjermani, a do të të pëlqente t’i bashkoheshe Dortmundit? Përgjigjja ka qenë e sinqertë: jam i lumtur te Lazio, por kush nuk do të donte të luantë me Dortmundin?!

Thyerja me Lazion, e pavërtetë: “Jam krenar për Thomasin, është përpjekur shumë kaq vite te Lazio. Respekti dhe dëshira është reciproke. Shumë thashetheme dhe shumë fjalë mund të dëgjosh, janë bërë shumë portale. Gjithsesi, dua t’ju bëj me dije se për asnjë moment Tomi nuk ka patur konflikte me stafin apo lojtarët, sikurse shkruhet nëpër disa sajte. Me deklaratën që nxori Lazio, u kuptua qartë se respekti dhe mënyra e të sjellurit si profesionistë ka qenë nga të dyja palët. Nuk ka shanse të ketë konflikte ndaj një trajneri me të cilin ka punuar prej kohësh.”

Kualifikueset e Botërorit 2022: “Me këtë grup që ka rënë Shqipëria, do të jetë sukses po të zërë vendin e tretë. Pastaj kualifikim e duam të gjithë.

Fitorja historike me Greqinë: “Ishte një nga momentet më të bukura, në mos më i bukuri. Kishte arsye të veçanta. Për mua personalisht, dihet se kisha luajtur gjithë karrierën në Greqi. Ishte dhe pesha e rolit, moshës, pastaj ka vlerë ajo ndeshje.

Momenti më i keq: (Goli i Sebastian Daislerit në Gjermani-Shqipëri 2001) Ka qenë në ndeshja në Leverkusen. Kisha një moment dyshimi ta prisja, ta kontrolloja topin, etj. Pas asaj humbjeje, në Greqi kisha probleme psikologjike. Po kaloja një ngjarje jo të mirë.

Berisha-Strakosha apo Beqja-Strakosha? E keqja me ne, të vjetrit, kutjojmë se bëjmë më shumë të mira. Futbolli sot sa vjen dhe bëhet më i vështirë. Kam përshtypjen se këta po bëjnë mjaft mirë sot.

Foto përballë Thomasit: Në kërcyeshmëri, kam qenë më mirë unë. Në elasticitet, s’diskustohet, kam qenë si dru. Në reflekse, si nata me ditën, Tomi është më i shpejtë. Në daljet e larta, unë, në daljet e ulëta, ai më i shpejtë. Me këmbë Thomasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat