Vidal ndez derbin

Futboll

Vidal ndez derbin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:36
Vidal ndez derbin

Derbi i Madonninës është më i ndezur se kurrë më parë këtë herë, pasi Inter dhe Milan janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion.

Në kuadër të sfidës, Arturo Vidal është ai që ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me një mesazh të qartë motivues për veten dhe për shokët e tij të ekipit.

“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar si një ekip.

Le të shkojmë dhe t’i marrim 3 pikët, t’i tregojmë të gjithëve se kush jemi dhe se ku duam të shkojmë! Forca Inter!”, e mbyll postimin e tij Arturo Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat