Detaje për vdekjen e Maradonës, ja çfarë del tani...

Futboll

Detaje për vdekjen e Maradonës, ja çfarë del tani...

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Detaje për vdekjen e Maradonës, ja çfarë del tani...

Ka dy të dyshuar të rinj në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas.

Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së sigurimeve që merrej me mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe klinike të “El Pibe de Oro”-s dhe Mariano Perroni, punonjës i “Medidom”, një kompani punësimi që drejtonte stafin brenda shtëpisë së ish-kampionit të botës.

Sipas hetuesve, të dy janë përgjegjës për mungesat mjekësore dhe të personelit, të cilat u regjistruan në menaxhimin e hospitalizimit të Maradonës në vilën me qira pas daljes nga klinika ku ai ishte operuar.

Gjithashtu, sipas hetuesve, Forlini dhe Perroni kanë thënë se infermierja Dahiana Madrid e cila gjithashtu është nën hetim, ka deklaruar të pavërtetë marrjen në pyetje, kur deklaroi se ishte Maradona që refuzoi vizitat, e nevojshme për të zbuluar parametrat jetësorë.

Madrid më vonë rrëfeu se ata nuk kishin qenë të pranishëm në 25 nëntor, kur ndodhi vdekja e ish-kampionit të skuadrës së Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat