Gasperini: Gjysma e së keqes që nuk luan edhe Zidane

Futboll

Gasperini: Gjysma e së keqes që nuk luan edhe Zidane

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:55
Gasperini: Gjysma e së keqes që nuk luan edhe Zidane

Atalantën e pret sonte Reali i Madridin, ndaj të cilëve luajnë provën e së vërtetës.

Galaktikët kanë tregaur se edhe në sezonet me luahtjet më të mëdha kanë ditur të shndërrohen kur i vjen radha fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, trajneri i Atalantas flet me superlative për homologun e tij, Zinedin Zidan. Gasperini shprehet me humor se është me fat që ish-futbollisti i Juventusit .

“Nëse ai (Zidane) do të luante, unë do të shqetësohesha shumë (qesh).

Gjysma e së keqes që ai do të mbetet në stol. Kur ai luajti për Juventusin unë isha në Primavera dhe shpesh shkoja për të parë stërvitjen e tij me ekipin.

Ai kaloi disa vite në Torino, e kam të vështirë ta identifikoj atë me të tjerët. Pastaj si trajner ai vazhdoi të fitonte. E bëri atë menjëherë, kjo do të thotë se ai ka ADN në futboll. Ai konfirmoi që ai është një i madh”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat