Trajneri i ri i U19/ Cungu nis seleksionimin e lojtarëve për eliminatoret e ardhshme

Futboll

Trajneri i ri i U19/ Cungu nis seleksionimin e lojtarëve për eliminatoret e ardhshme

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Foto

Prej 4 ditësh seleksionimi i ekipeve kombëtare U19 është nën urdhrat e trajnerit të ri Armando Cungu.

Në mbyllje të këtij grumbullimi skuadra ka zhvilluar një ndeshje kontrolli me skuadrën kombëtare U18 të trajnerit Ardi Behari. Ky seleksionim nisur edhe nga situata pandemike, është bërë kryesisht nga lojtar të kampionatit vendas që për trajnerin Cungu janë vetëm një pjesë e vëzhgimit pasi do të vijohet më tej.

“Kryesisht lojtarët janë të skuadrës së Vllaznisë dhe të Tiranës, gjithashtu edhe të disa ekipeve të tjera, por ky është vetëm fillimi i këtyre seleksionimeve”.

Po si është kjo detyrë e re e Cungut i cili në karrierën e tij të trajningut është mësuar me stërvitje klubesh të përditshme.

“Sigurisht që kjo lloj detyre ka një profil tjetër pasi ishim mësuar me skuadra që u trajnonim gjatë gjithë javës dhe kishim provimet në fundjavë, ndërsa me kombëtaren ndryshojnë synimet pasi kemi një skuadër që duhet të përgatisim lojtarë për ekipin e pare”.

Ndërkohë që si shkodran dhe si një trajner i Superligës, Cungu nuk e shmang dot edhe një analizë të shkurtër për ekipin e qytetit të tij dhe Lacit që ai drejtoi në fillim të këtij sezoni

“Vllaznia ka gabuar mjaft në këto javë të fundit ndërkohë që Laci dhe Partizani janë skuadrat kryesore për titullin bashkë me Shkodrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat