Neymar ia “pren” këmbët Barcelonës, rikthehet në stërvitje

Futboll

Neymar ia “pren” këmbët Barcelonës, rikthehet në stërvitje

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:41
Neymar

Dy javë larg ndeshjes së dytë të Paris Saint-Germain  kundër Barcelonës, Neymar është kthyer në stërvitjen individuale.

Braziliani humbi ndeshjen e parë në Camp Nou pasi pësoi një dëmtim në kofshë kundër Caen një javë më parë.

Kishte dyshime fillestare nëse ai do të ishte i aftë të luante në ndeshjen e dytë, por, duke pasur parasysh rikuperimin e tij duke shkuar mirë, tani duket një shans më i madh.

“Neymar ka qenë duke u stërvitur shumë mirë, ai duket mirë fizikisht,” tha Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

“Ai është në rrugën e duhur për t’u kthyer siç ishte parashikuar. Ai sot është rikthyer në stërvitje duke vrapuar dhe duke bërë ushtrime. Ai ishte në humor shumë të mirë” – theksoi trajneri i PSG-s, Pochettino.

Neymar po kalon kohën të mirë si lojtar i PSG. Ai po mbështetet nga klubi dhe pritet të nënshkruajë një kontratë të re në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat