Kohfeldt ka disa fjalë interesante për Rashicën

Futboll

Kohfeldt ka disa fjalë interesante për Rashicën

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Kohfeldt ka disa fjalë interesante për Rashicën

Milot Rashica ka shkëlqyer të premten në mbrëmje në Bundesligë.

Sulmuesi nga Kosova ishte një prej më meritorëve që Werder Bremeni shënoi fitore ndaj Eintracht Frankfurtit, ekipit në formë sivjet në Bundesligën gjermane.

Rashica ishte asistues në golin e barazimit 1:1 në minutën e 47, të cilin e shënoi Gebre Selassie. Rashica luajti deri në minutën e 86.

Pasi e lavdëroi paraqitjen e sulmuesit Josh Sargent që e realizoi golin e dytë në ndeshje dhe i dha fitoren Werderit, trajneri Kohfeldt foli për sulmuesin kosovar.

“Në fakt dua të flas për një lojtar tjetër. Ai që ka qenë i jashtëzakonshëm ishte Milot Rashica. E heq kapelën, Milot! Ka qenë me të vërtetë ndeshje e mirë”, tha Kohfeldt pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat