Kryetrajneri i Trepçës '89 akuzon ashpër gjyqtarin e takimit

Futboll

Kryetrajneri i Trepçës '89 akuzon ashpër gjyqtarin e takimit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Kryetrajneri i Trepçës '89 akuzon ashpër gjyqtarin e takimit

Prishtina fitoi në sekondat e fundit kundër Trepçës ’89.

Kryeqytetasit në fund dolën të triumfuar me rezultatin e ngushtë 2:1 falë një goli krejt në fund të ndeshjes së Leonit Abazit.

Pas ndeshjes, deklaratë për medie dha edhe trajneri humbës, Shpëtim Idrizi.

“Ne u dënuam nga referi dhe jo nga Prishtina, ai ndikoi direkt në rezultat pasi në pjesën e parë nuk kishte karton të verdhë dhe ishte faul klasik e jo simulim, edhe në pjesën e dytë rasti i Shillovës duhet të ishte karton i kuq, por gjyqtari erdhi me synim të qartë këtu dhe ndikoi në rezultat.

Sidoqoftë unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe i vlerësoj për ndeshjen e luajtur”- tha Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat