Lajm i mirë për Zidane, Rodrygo, Odriozola, Valverde dhe Marcelo rikthehen në stërvitje

Futboll

Lajm i mirë për Zidane, Rodrygo, Odriozola, Valverde dhe Marcelo rikthehen në stërvitje

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë një lajm fantastik nga stërvitja e sotme.

Në stërvitjen e sotme të mbajtur nga “Los Blancos”, bëhet e ditur se janë rikthyer katër lojtarë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Rodrygo goes, i cili ka munguar që tre muaj nga lëndimi. Po ashtu edhe Alvaro Odriozola, Federic Valverde dhe Marcelo Vieira janë rikthyer në stërvitjen e sotme.

Në ndeshjen ndaj Atalantas, Reali hyri me vetëm 12 lojtarë kryesorë, të tjerët ishin të gjithë nga Real Castilla.

Ky është një lajm tejet inkurajues për Zinedine Zidane para ndeshjes ndaj Real Sociedadit të hënën mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat