Xhaka me Arsenalin tregojnë fuqinë në Leicester 

Futboll

Xhaka me Arsenalin tregojnë fuqinë në Leicester 

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:53
Ilustrim

Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në stadiumin "King Power" në Leicester. 

"Topçinjtë" kanë shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Leicester City, në derbin e javës së 16-të të Premier League. 

Leicester City pritej të jetë më i fortë karshi rivalit, por i hasi sharra në gozhdë. 

Për Arsenalin realizuan Luiz (39'), Lacazette (45+2'), Pepe (52') dhe për Leicester Cityn Tielemans (6').

Xhaka u angazhua maksimalisht dhe mundi iu shpërblye me fitore. 

Arsenali është në vend të nëntë me 37 pikë dhe Leicester City renditet i 4-ti me 49 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat