Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi me bë situatën më interesant që edhe çaji të pihet më shumë

Futboll

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi me bë situatën më interesant që edhe çaji të pihet më shumë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:22
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

Batatina u shprehë se ata 1% që s’e përkrahin atë, i kanë për ta bërë situatën më interesantë që edhe qaji të pihet më shumë.

Postimi i plotë i tij:

Sonte në ora 20:00 jam i ftuar në emisionin ‘Koha Shtesë’ në Super Sport Kosova 1 ku do debatojmë për Superligën e Kosovës dhe shumë tema rreth futbollit.

Unë mund të humbas por edhe të arrij fitore por K.F. “LLAPIN” dhe skuadrën e zemrës kurr nga zemra nuk mund ta largoj.Jam i lumtur që falë mbështetjes së vëllezërve në diasporë, kryetarit, Beqirit, nënkryetarit Amrushit dhe drejtorit Bejtushit kam arritur të bëj organizimin e klubit në nivelin evropian.

I lumtur që gëzoj mbështetjen e 99% të llapjanëve, ndërsa vetëm 1% mund t’i kem kundër, prandaj ata i kemi me bë situatën më interesant që edhe çaji të pihet më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat