Sonte është rasti i Mërgim Vojvodës

Futboll

Sonte është rasti i Mërgim Vojvodës

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:25
Sonte është rasti i Mërgim Vojvodës

Lazio do ta sfidojë sonte Torinon në kuadër të xhiros së 25-të të Series A.

Nëse ndeshja Lazio- Torino do të luhet pasi që mund të anulohet për shkak të situatës me pandeminë, kjo do të ishte mundësi e mirë për reprezentuesin e Përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda që t’i shfaq aftësitë e tij, shkruan “Calciomercato”.

Forma e mirë që ka kaluar Wilfred Sango që e ka fituar pozitën e startuesit nuk ia ka lejuar Vojvodës që të aktivizohet rregullisht.

Mbrojtësi pritet që sonte të luajë nga minuta e parë.

Ndeshja nis në 18:30 dhe luhet në stadiumin "Olimpico" në Romë. 

Torino e dy reprezentuesve të Kosovës, Mërgim Vojvodës dhe Samir Ujkanit gjendet në pozitën e 17-të, derisa Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës është në pozitën e shtatë.

Mërgim Vojvoda ju bashkua Torinos në verën e kaluar nga Standart Liege deri tani i ka zhvilluar 13 ndeshje për skuadrën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat