Haaland e sheh vetën në njërin prej gjashtë klubeve të njohura – përjashtohet Chelsea

Futboll

Haaland e sheh vetën në njërin prej gjashtë klubeve të njohura – përjashtohet Chelsea

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:12
Erling Haaland

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka bërë një listë me gjashtë klube që i pëlqejnë dhe mund të bashkohet në të ardhmen – duke  përjashtuar Chelsean e Roman Abramovich .

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili aktualisht vlerësohet në 110 milion euro, ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane në muajt e fundit.

Në fakt, agjenti i Haaland, Mino Raiola ka pohuar se janë vetëm 10 klube në botë që do të jenë në gjendje të përballojnë talentin i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro dhe hyn në fuqi në vitin 2022.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, thuhet se ka thënë se ai e dëshiron në skuadrën e tij sulmuesin norvegjez dhe do ta sjellë me çdo kusht.

Por duket se sulmuesi – i cili ka shënuar 33 gola në të gjitha garat këtë sezon – dëshiron të nënshkruajë për një klub të madh, sipas SportBild , ku Chelsea nuk i plotëson këto kritere.

Ka vetëm gjashtë klube që futen në kategorinë e ‘klubit absolut të madh’, që lojtari i llogaritë.

Këto janë Manchester City, Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Bayern Munich është përjashtuar, pasi që ka një marrëveshje mes klubeve gjermane, që Haaland të mos shitet te bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat