Edhe Ramadani në formë, gol dhe vlerësim maksimal me Veljen në Danimarkë

Futboll

Edhe Ramadani në formë, gol dhe vlerësim maksimal me Veljen në Danimarkë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:58
Edhe Ramadani në formë, gol dhe vlerësim maksimal me Veljen në Danimarkë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e të mërkurës me skuadrën e tij Velje BK në Danimarkë.

Futbollisti shqiptar realizoi gol në minutën e 67-të të takimit pas një gjuajtje nga jashtë zone, duke i dhuruar edhe barazimin e përkohshëm skuadrës së tij në sfidën e luajtur në transfertë kundër Copenhagen.

Pavarësisht se skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë, duke u mundur 2:1, Ramadani ka marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në fushë.

Një tjetër lajm i mirë për Kombëtaren, teksa Ramadani duket në formë para ndeshjeve zyrtare të muajit mars dhe mund ë ndihmojë Shqipërinë ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e Botërorit 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat