Idrizi: E dinim se do ishte vështirë, i lumtur me tri pikët

Futboll

Idrizi: E dinim se do ishte vështirë, i lumtur me tri pikët

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:31
Shpëtim Idrizi

Trepça ’89 sot zhvilloi në ndeshje shumë të rëndësishme me Besën në Pejë, dhe arriti t’i shkëputë tri pikë në fund.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur, teksa tregon se çfarë u tha futbollistëve para ndeshjes:

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa na ka mposhtur në takimin e parë. U kam thënë futbollistëve të jenë të përgatitur psiçikisht dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës”.

“Jemi treguar cinik në mundësitë që kemi patur dhe kemi realizuar dy gola. Mund të thm se jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”, ka deklaruar Idrizi.

Trepça ’89 tashmë renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelare dhe ka të grumbulluara 31 pikë.

Në takimin e radhës ‘minatorët’ e presin në shtëpi Feronikelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat