Hysaj “mollë sherri” mes Gattusos dhe presidentit të Napolit

Futboll

Hysaj “mollë sherri” mes Gattusos dhe presidentit të Napolit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:00
Elseid Hysaj

Disa ditë përpara ndeshjes me Sassuolon, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i kërkoi trajnerit Gennaro Gattuso mosaktivizimin e Elseid Hysajt si titullar meqë ky i fundit në verë do të largohet.

Por trajneri italian nuk e dëgjoi dhe hodhi si titullar përsëri shkodranin ndaj Sassuolos në fushën e lojës së bashku me mbrojtësin tjetër, Maksimovic, për të cilin presidenti gjithashtu kërkoi të mos aktivizohej, pasi do të largohet në verë.

Ishte pikërisht Hysaj ai që shkaktoi penalltinë tek goli i parë i Sassuolos  dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, De Laurentis është shfaqur i mërzitur me Gattuson, që nuk ia dëgjoi fjalën.

E ardhmja e Gattusos mbetet ende e paqartë, ndërsa largimi i tij në verë sipas të gjitha gjasave pritet të ndodhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat